E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në 9 korrik Shqipëria pritet të nënshkruajë zyrtarisht anëtarësimin në NATO

 

Në 9 korrik pritet që Shqipëria dhe Kroacia që morën ftesën për në NATO, të nënshkruajnë zyrtarisht anëtarësimin në Paktin e Atlantikut Verior. Në selinë e NATO-s në Bruksel zhvillohet raundi i parë i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancë. Pas marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit këto bisedime shënojnë pjesën proceduriale që duhet të ndiqet për t'u realizuar anëtarësimi. Do të zhvillohen disa raunde bisedimesh bën të ditur media e BBC-së, që duhet të mbarojnë në 9 korrik.

Pas kësaj datë fillon procedura e ratifikimit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, procedura që zgjasin rreth një vit. Ndjekësit e zhvillimve në NATO thonë kjo procedurë këtë herë mund të zgjasë më pak dhe anëtarësimi I plotë I Shqipërisë në NATO mund të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm, kur aleanca veriatlantike të shënojë 60 vjetorin e krijimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›