Prenci: Te asgjesohen bimet narkotike
Qarku i Gjirokastres paraqitet me problematiku ne shkalle vendi per kultivimin e bimeve narkotike. Per kete qellim Prefektura Gjirokaster kazhvilluar nje tryeze te rrumbullaket per parandalimin dhe asgjesimin e ketyre bimeve. Ne kete tryeze te rrumbullaket merrnin pjese perfaqesues te pushtetit vendor ne rang qarku si dhe drejtori i Pergjithshem i Policise së Shtetit Ahmet Prenci. Në fjalen e tij Prenci ka vene theksin kryesisht ne neglizhimin dhe vonesat e organeve te drejtesise dhe prokurorise cka kane sjelle edhe lirimin e disa prej autoreve. 'Eshte e patolerueshme qe disa persona te vecante te Lazaratit ti bejne kapadaillek shtetit dhe te shkelin mbi ligjin'- eshte shprehur drejtori i policise se shtetit.
Me problematike ne rajonin jugor per kultivimin e droges jane vecanerisht zonat e Kurveleshit, lumit te Bences, Prongjit, Krasit dhe ne krye Lazarati. Nga ana e tij kryetari i komunes se Lazaratit, Dasho Aliko, ka theksuar minimizimin e ketij fenomeni nga viti ne vit
Te dhenat tregojne se viti 2007 ka sjelle evidentimin e 271 rasteve te trafikimit, nderkohe qe jane asgjesuar 117.074 bime narkotike