E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dialogu Kosovë-Serbi, bashkëpunimi rajonal kyc

BRUKSEL- Në Bruksel sot pritet të rinisin bisedimet e ndërprera për një kohë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërmjetësuesi evropian në këtë proces, Robert Kuper, vlerëson se bashkëpunimi rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura janë dy cështje kyce në këtë proces.

“Me rëndësi të madhe, jo e vetmja, është marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës paraqet një proces të komplikuar”,- ka thënë Kuper.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve diplomati evropian i ka dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, duke kujtuar se edhe vetë “BE-ja është e bazuar në një gjë të tillë”.

“Politika jonë në Ballkan, gjatë dhjetë vjetëve të fundit ose edhe më gjatë, është përshkruar si ‘evropianizim’, çfarë do të thotë se bashkëpunimi rajonal është ekstremisht i rëndësishëm”,-ka theksuar Kuper.

Pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale ka çuar në ndërprerjen për një kohë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, ndërsa zyrtarët serbë kanë insistuar në Rezolutën 1244.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›