Në Afganistan u sulmuan mjetet furnizuese të NATO-s

Zyrtarët në Afganistan theksuan se militantët kanë shkatërruar 23 tanke dhe kamionë, që përdoreshin për furnizimin e trupave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan.
Shefi i sigurisë për provincën Samangan, Kalil Andarabi, tha se prej numrit total të veturave të shkatërruara, 19 besohet të jenë tanke.
Ai tha se të paktën një nga vozitësit e tyre është lënduar, ndërsa nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me vozitësit e tjerë.
Kamionët kishin qenë të parkuar në zonën Rabatak, të provincës Samangan.
Agjencia e lajmeve AP raportoi se tanket po bartnin naftë nga Uzbekistani për në Afganistan.
Më herët këtë javë, tanket dhe kamionët furnizues të NATO-s ishin sulmuar dhe shkatërruar në provincën Vardak.