E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI e shqetësuar për sigurinë e ushqimit në aeroplan

Autoritetet amerikane dhe holandeze janë duke hetuar se si gjilpërat gjetën vend në ushqime, që iu shërbyen udhëtarëve në katër fluturime nga Amsterdami në SHBA.

Të dielën udhëtarët gjetën gjilpëra në sandviçët e tyre, ndërsa po hanin gjatë fluturimit me vijën ajrore Delta për Mineapolis, Atlanta dhe Seattle. Një person u lëndua, por nuk pranoi trajtim.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) tha se ka nisur një hetim kriminal, së bashku me policinë holandeze. Sandviçët ishin përgatitur nga një kompani hotelerie, Gourmet Gate, në Amsterdam.

Njëri prej udhëtarëve të cilët kafshoi në një sandviç me një gjilpërë në të, James Tonges, tha se ai ndjeu majën e mprehtë të gjilpërës në gojën e tij.

Pasi u gjetën gjilpërat në 5 sandviçë, udhëtarëve në aeroplan iu shërbyen pica.

Kompania ajrore Delta tha se është duke e marrë këtë çështje shumë seriozisht, ndërsa firma ushqimore Gourmet Gate e quajti incidentin një situatë tmerrësisht tronditëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›