Në Athinë arrestohet shqiptari, iu gjetën 91 kilogramë drogë

Athinë, 14 gusht - Një emigrant shqiptar është vënë në pranga në lagjen Petrupoli të Athinës, pasi policia i gjeti në banesë 91.17 kilogramë kanabis sativa. Përveç sasisë së lëndës narkotike, policia helene sekuestroi edhe një makinë me të cilën bëhej shpërndarja e drogës si dhe dy celularë.
Policia greke njofton se banesa e shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, në Nea Smirni ka qenë nën vëzhgim prej shumë kohësh. Pas vëzhgimeve, policia lokalizoi edhe banesën e tij të dytë, në Petruli, aty ku u bë edhe arrestimi.
Pas arrestimit të 23-vjeçarit, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë që mendohet se mund të kenë lidhje me një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Emigranti i arrestuar si dhe provat materiale iu dorëzuan gjykatës së Athinës, e cila vendosi masën burg pa afat dhe sekuestrim të pasurisë së shqiptarit.