E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Bernabeu për fitore

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas insiston se klubi katalunas nuk i frikësohet Real Madridit në prag të supersfidës së fundjavës, ku do të përballen dy skuadrat më të mëdha spanjolle. Ish futbollisti i Arsenalit beson se ekipi i Pep Guardiolës mund të fitojë në Santiago Bernabeu në ‘El Clasico’, që luhet të shtunën mbrëma.

“Ekipi është në rrugë të mirë dhe do të shkojë në Santiago Bernabeu për ta kërkuar fitoren. Çfarëdo që ndodh, nuk do të na mungojë trimëria dhe kuraja për ta luajtur stilin tonë të lojës”, deklaroi Fabregas për Barca TV.

“Nëse shkojmë atje me nerva dhe duke menduar se do të ulemi dhe të shohim se çka do të ndodhë, ne mund të ndëshkohemi, sepse Bernabeu është një vend i vështirë për të luajtur. Ata do të mundohen të fitojnë gjithsesi dhe atyre do t’u ndihmojnë fansat. E dimë se nëse Reali fiton, do të kishte mundësi të mira në ligë, por ne shkojmë atje për fitore, nuk kemi frikë”, përfundoi përfaqësuesi spanjoll.

Reali momentalisht është në krye të La Ligas me 37 pikë nga 14 ndeshje, derisa Barcelona është e dyta me 34 pikë nga 15 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›