Messi e Djokovic, favoritë për ‘Sportisti i vitit’

Sulmuesi argjentinas shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme këtë vit, duke e udhëhequr Barcelonën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga, por edhe në Superkupën e Spanjës. Ai shënoi plot 53 gola në sezonin 2010/2011, ndërsa është afër që të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit katalunas.
Kurse 24 vjeçari Djokovic ka dominuar në sportin e bardhë këtë vit, duke i fituar tre turnetë e mëdhenj; Australian Open, Wimbledon e US Open, duke përfshirë këtu edhe 5 ATP turne. Ai e kaloi 10 herë fituesin e Grand Slam, Rafael Nadal në pozitën e parë të renditjes botërore të tenistëve.
Prandaj, njëjtë si ylli argjentinas i futbollit edhe tenisti serb është njëri ndër kandidatët seriozë për ta fituar këtë çmim të lavdishëm. Në bazë të spekulimeve, Djokovic është favorit ndaj Messit, por gjithçka do të dihet në shkurt të vitit që vjen, kur mbahet edhe gala mbrëmja.