E Diel, 1 Nëntor 2026

70 kg marijuane drejt Greqise ne pranga njeri prej trafikanteve

Dy personat e tjere duke perfituar nga erresira dhe moti i keq me shi e debore te favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimesia kane arritur te largohen pa u identifikuar nga patrulla e Policise Kufitare duke braktisur edhe cantat te cilat jane sekuestruar nga ana e policise.

Vetem kater dite pas bllokimit te sasise prej 60 kg hashash te cilen dy te rinj po mundoheshin ta kalonin ne shtetin fqinj duke e transportuar me canta e njejta skeme eshte perdorur nga tre te rinj te cilet jane perpjekur qe te kalojne 70 kg marijuane me canta shpine. Nderkohe mesohet se policia e Gjirokastres ka bere arrestimin e njerit prej tyre ndersa dy te tjeret kane mundur qe te largohen. I arrestuari eshte Adil Peshku 23 vjec lindur dhe banues ne Kostenje te rrethit Librazhd ndersa dy shoqeruesit e tij duke perfituar nga erresira dhe moti i keq me shi e debore te favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimesia kane arritur te largohen pa u identifikuar nga patrulla e Policise Kufitare. Bllokimi i kesaj lende narkotike ka ndodhur oret e para te mengjesit te se henes kur gjate sherbimit ne kufirin e gjelber policia ka konstatuar tre persona qe po ecnin drejt vijes kufitare me shtetin grek ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit afer piramides 24 te kufirit. Sipas te dhenave paraprake policia ben te ditur se dy personat e tjere jane dy te rinj nga Saranda te cilet jane shpallur ne kerkim por per arsye hetimi nuk behen te ditura gjeneralitetet e tyre.

Ndjekja

Ka qene ora rreth 130 kur efektivet e Policise Kufitare kane pikasur me dylbi tre persona qe po ecnin drejt vijes kufitare me shtetin grek ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit afer piramides 24 te kufirit. Ne ate moment Policia Kufitare eshte vene ne ndjekje te te rinjve kur eshte afruar efektivet kane vene re te tre kishin me vete canta shpine. E mbeshtetur edhe nga sherbime shtese te bluve te Gjirokastres Policia Kufitare ashte afruar per te bere edhe arrestimin e trafikanteve duke kapur njerin prej tyre. Ndersa dy personat e tjere duke perfituar nga erresira dhe moti i keq me shi e debore te favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimesia kane arritur te largohen pa u identifikuar nga patrulla e Policise Kufitare duke braktisur edhe cantat te cilat jane sekuestruar nga ana e policise. I ndaluari nga Policia Kufitare e Gjirokastres eshte 23-vjecari Adil Peshku nga Kostenja e rrethit te Librazhdit. Mbas venies ne pranga ai eshte shoqeruar ne komisariatin e Gjirokastres ku eshte marre ne pyetje.

Sipas burimeve zyrtare nga policia nga keqyrja qe iu be cantave rezultoi se ne te tria cantat kishte 60 pako me peshe te ndryshme te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre ndodhej lende narkotike e dyshuar si marijuane gjithsej rreth 70 kilograme.

Burimet zyrtare nga policia e Gjirokastres bejne me dije se jane identifikuar edhe dy personat e tjere por per arsye hetimore blute e ketij qyteti nuk kane pranuar qe te bejne te ditura gjeneralitetet e tyre. Forcat e sherbimeve te Policise Kufitare dhe specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster po vijojne operacionin per kapjen e dy te kerkuarve. Materialet ne ngarkim te ketyre personave iu kaluan Prokurorise Gjirokaster per veprime te metejshme per vepren penale Trafikim te lendeve narkotike

23 dhjetor 60 kg hashash

Ne Gjirokaster Policia Kufitare ne bashkepunim me efektivet e policise se ketij qyteti kane bere te mundur bllokimin e 60 kg hashash. Nderkohe qe trafikantet kane mundur qe tia mbathin. Sipas policise kane qene dy te rinj nga Libohova qe po mundoheshin te kalonin kufirin shqiptar ne menyre ilegale duke pasur destinacion Greqine.

Ata jane vene ne ndjekje nga efektivet e policise se Gjirokastres te cilet dyshonin per permbajtjen e cantave. Por sapo dy trafikantet vune re se ishin vene nen vezhgim nga policia e cila po i ndiqte hap pas hapi kane hedhur dy cantat dhe jane larguar me shpejtesi ne drejtim te shtetit fqinj. Nderkaq drejtuesit e Policise Kufitare kane lajmeruar homologet e tyre pertej kufirit per te bere te mundur kapjen e dy personave. Ne cantat e gjetura ishin futur 60 kg lende narkotike te llojit hashash. Sasia e konsiderueshme e hashashit po transportohej nga dy personat per te cilet policia i ka ndjekur qe nga fshati Peshkepi e Siperme te rrethit Gjirokaster. Me pas blute e Gjirokastres kane vene ne dijeni Policine Kufitare te ketij rrethi e cila eshte vene ne levizje. Pas kontrollit qe ka u bere policia cantave tashme te braktisura ka rezultuar se ne secilen prej cantave jane gjetur 30 kilograme hashash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›