E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha vodhi votat

Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama komenton rrëzimin e kërkesës së PS-së një ditë më parë nga mazhoranca si thellim te krizës politike, qe vërteton se kryeministri Berisha i ka vjedhur zgjedhjet e 28 Qershorit. Në komunikimin me gazetarët, kreu i opozitës deklaron se situata është dramatike pasi edhe zgjedhjet lokale të 8 majit janë të kërcënuara për shkak të manipulimeve te qeverise. Kryetari i partisë Socialiste replikoi ne distance më kryeministrin Berisha duke sqaruar se PS-ja ka kërkuar hapjen e kutive me fletët e votimit dhe jo rinumërim. Në këtë pikë sipas tij, pavarësisht lëshimit për të hetuar vetëm materialet zgjedhore, PD-ja nuk ka vullnet për transparence Rama pohoi se PS-ja nuk do të heqë dorë nga transparenca përmes materialeve zgjedhore duke shtuar se opozita nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 8 majit Në fund kryetari i PS-së ironizoi me kryeministrin , i cili të hënën në parlament tha se materialet nuk përbeje prove për hetim.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›