Ne Bregun e Lumit, aty ku familjet flene mbi balte
Keta njerez kane nje jave qe flene mes baltes dhe lageshtires. I dikur quajturi Lumi i Tiranes pas kaq shume vitesh vershoi si te ishte nje lume i vertete dhe permbyti 27 familje. Ngjarja ndodhi nje jave me pare. Gjate kesaj kohe, deri sa te riparojne shtepite, apo kasollet te gjithe te permbyturit flene te njeri - tjetri ose tek te afermit.
Kasollen ia mori lumi
Hatoja, eshte nje nene, e cila prej vitesh jetonte e vetme, por nuk mjaftonte kjo tani eshte edhe ne qiell te hapur. Kasollen ja mori lumi, ndersa keto dite po qendron te fqinjet. Hatoja tregon se ndersa erdhi dallga, kasollja se bashku me dheun rreshqiti ne lume dhe ajo mezi mundi t'i shpetoje dallges dhe te largohej. Ajo tregon se nje vajze qe ka e ka martuar ne Peshkopi, per kete arsye jeton pa njeri. Megjithate, ajo perseri thote, se dhe e vetme do ta ngreje kasollen e saj.
Te ardhurit
Faiku nga Burreli, i cili prej 9 vitesh jeton ne Bregun e Lumit se bashku me familjen e tij, tregon se dallga e lumit ju arriti deri ne mesin e murit te shtepise dhe lumi ju mori para gjithe placken e shtepise. Ai eshte bere pishman qe ka ardhur nga qyteti i tij ne Breg te Lumit. Ne Tirane ai ka gjetur pune, pasi ka zanatin e bojaxhiut, por jeta qe bene eshte me e keqe se ne Burrel. Ndersa Lejlaja eshte nga Dibra. Edhe shtepia e saj eshte permbytur, por ata flejne ne katin e dyte, ku ka strehuar dhe tre familje te tjera, perfshire dhe nene Haton. Ajo tregon se token e kane blere 10 vite me pare 10 mije leke te vjetra per meter katror. Por, qe nje dite lumi i Tiranes do te vershonte keshtu nuk e kishin menduar kurre. Kurse Fatjoni se bashku me familjet e tre vellezerve ka ardhur nga Tropoja dhe kasollet e tyre tashme i ka "mbytur" balta.
Legalizimet
Keto familje kane dhe nje shprese. Keto dite ju kane ardhur punonjesit e Agjencise se Legalizimit dhe ju kane kryer matjet. Per ta kjo eshte nje shenje e mire qe tregon se dhe shtepite e tyre do te legalizohen. Ne fakt, sipas ligjit te legalizimeve, shtepite e ndertuar ne dy brigjet e lumit nuk duhet te legalizohen, pasi dheu i lumit nuk mban, eshte i rreshqitshem. Por, punonjesit u kishin dhene shpresa se do te disiplinonin shtratin e lumit, skarpatet e tij, dhe shtepite nuk do t'ua prishnin. Urbanizimi i zones, permiresimi i infrastruktures, kjo eshte e vetmja shprese qe ata kane, per te jetuar me mire.
Romet: Ne, "Tiranesit e vjeter"
Te shkosh deri te shtepite e bregut te Lumit te Tiranes eshte e veshtire, pasi shtepite jane ngritur ngjitur me njera tjetren, kane lene shume pak hapesire per rruge dhe shumica e tyre jane "rrugica qore". Ato jane krejtesisht te pashtruara, nje ves shiu dhe balta te vjen "deri ne gju". Me te moshuarit tregojne se dikur ketu numeroheshin vetem tre kater shtepi dhe gjithe siperfaqja ka qene e mbjelle me vreshta. Ndersa tani jane ngritur shtepi nga te ardhurit, por pa kurrfare rregulli. Me poshte, duke ju afruar lumit jane romet te perzier me te ardhur. Banoret me te vjeter, historikisht kane qene popullsie rome ne breg te lumit, prej nga ka marre emrin gjithe zona. Ështe ne traditen e kesaj popullsie qe t'i ngreje kasollet ne brigjet e lumenjve. Ne identitetin e tyre ata jane popullsi e levizshme, dhe shkojne per te jetuar drejt brigjeve te lumenjve. Megjithate, keta rome e quajne veten "tiranas te vjeter", pasi familja me e re ka mbi 50 vite e vendosur aty, ne bregun e Lumit te Tiranes. Madje, familjet e ardhura, token ku kane ngritur shtepite e kane blere te familjet rome.
Caritas shperndau ndihma
Punonjesit e Caritasit shperndane ndihma per 27 familjet e permbytura nga vershimi i Lumit te Tiranes nje jave me pare. Ata kishin caktuar vet banoret qe te pergatisnin listen e familjeve ne nevoje. Ndihmat kishin nje pako me ushqime, batanije dhe dysheke. Nuk eshte hera e pare qe Caritasi jep ndihma per njerezit ne nevoje. Ata kane ndihmuar dhe familjet e Gerdecit, te mbetura pa shtepi nga shperthimi i fabrikes se demontimit te armeve ne muajin mars.