E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti në Kuvend Paketa për drejtësinë

Edhe nje muaj dhe Parlamenti shqiptar mbyll punimet e ketij viti. Per kete arsye axhenda e Kuvendit paraqitet e ngjeshur, pasi para se te mbaroje ky vit duhet miratuar Paketa e pr/ligjeve per drejtesine 

TIRANË-Dhjetori është muaji i fundit i punës së sesionit të 7-të parlamentar të Legjislaturës së XVII-të, ndaj dhe kalendari i miratuar nga Kuvendi për këtë periudhë, paraqitet më i ngjeshur. Pas miratimit të buxhetit të shtetit të vitit 2009, më 27 nëntor në parlament, për ditët në vazhdim Kuvendi do të vijojë të mbyllë miratimin e një pakete shumë të rëndësishme atë të të projektligjeve që lidhen me reformën në drejtësi.
Kështu, komisioni parlamentar i Ligjeve do të vazhdojë shqyrtimin e disa p/ligjeve të rëndësishme, pjesë e kësaj pakete, si p/ligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e Drejtësisë Administrative”, Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, “Për administratën gjyqësore”, etj.
Ndërkohë priten që të kalojnë në Kuvend edhe ligjet e reja ekonomike si p/ligji “Për faktoringun”, “Për lojrat e fatit”, etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›