Tirana e gdhin në festë natën e çlirimit
Një natë e paharruar, krejt ndryshe nga festimet e deritanishme. Tirana ka qenë e pagjumë, pavarësisht motit të keq. E para që ka hapur dyert për të gjithë qytetarët kureshtare, por edhe për dashamiresit ka qenë Bashkia e Tiranës. Aty ku nuk është e thjeshtë të hysh çdo ditë, në Natën e Bardhe kane mundur që ta inspektojne të gjithë ata që kanë dashur. Të ndezur kanë qenë edhe disa nga sheshet kryesore në kryeqytet, por jo vetem "Skëndërbej" dhe "Nënë Tereza". Në vitin e pestë të festimeve për Natën e Bardhë të përkujtimit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë, edhe festa është shpërndarë në të tjera pika të rëndesishme kryeqytetase.