ZMQ: Nesër te protestojme për cmimin e karburanteve
TIRANE-Cmimet e karburanteve në vendin tonë kanë mbetur të palëvizshme, pavarësisht zbritjes së tyre në tregun ndërkombëtar. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve (ZMQ) shprehu shqetësimin për këtë fenomen që godet xhepat e shqiptarëve. Në një njoftim për shtyp, ZMQ kërkon nga konsumatoret shqiptare që të shprehin pakënaqësinë nëpërmjet një proteste të fuqishme që parashikohet të mbahet nesër më datë 1 dhjetor.
“ZMQ kërkon që konsumatorët shqiptarë nepermjet refuzimit per tu furnizuar me karburant diten e hënë, dt 01.12.2008 të shprehë protesten e saj ne lidhje me kete situatete patolerueshme ne treg. ZMQ fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që të hënën për 24 orë, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë”, citon njoftimi për shtyp i kësaj Zyre.
Arsyet që shtynë ZMQ të ndërmarrë një nisëm të tillë, kanë qënë ankesat e konsumatorëve shqiptarëve në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënproduktete të saj. ”Cmimi ulet dhe ngrihet nga një dorë në të njëjtën orë në qindra pika karburanti në gjithë Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.
Nisur nga ankesat, Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve për një afat kohor vëzhgoi situatën në terren dhe vëreu se “situata që paraqitet në treg, me cmimet e naftës dhe nënproduktet të saj, është skanadaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg”. Po kështu u vu re se organet shtetërore vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe te arbitrit në mbrojtje te interesave te konsumatoreve.
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve vëren se mangësitë për këtë pasqyrohen dhe në ligjin aktual gjë që sipas tyre favorizon mundësinë që shoqëri grosiste, të përcaktojnë me lehtësi edhe çmimet e pakicës.
Sipas investigimeve të kësaj Zyre është vënë re gjithashtu se kompanitë e naftës bien dakort me njëra-tjetrën për cmimet. “Kjo marreveshje shprehet qarte ne uljen dhe ngritjen te njetrajtshme dhe te njekohshme te cmimit te naftes dhe neprodukteve ne te gjitha pikat e shitjes se ketyre kompanive”.
Në këtë kuadër, ZMQ i kerkon qeverisë të marrë masat e duhura ligjore per shmangien e situates duke ulur akcizen ne favor te konsumatoreve, madje që institucionet perkatese të ndëshkojnë abuzuesit me gjoba të rënda.
(d.b/BalkanWeb)