Në Bruksel vazhdon takimi i Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel vazhdon edhe sot takimi i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë duke u orvatur të gjejnë zgjidhje për hollësitë e implementimit të Marrëveshjes së IBM-it, gjegjësisht për doganat dhe mënyrën se si do të mblidhen ato në pikëkalimet kufitare, transmeton rtk.
Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se takimi i filluar dje do të vazhdojë edhe sot, por nuk kanë dhënë më shumë hollësi. /Indeksonline/