PS, Dalipi: Betimi i Bashës, i kundraligjshëm
TIRANE- Partia Socialiste e quajti “të kundraligjshëm dhe në shkelje të ligjit” procedurën e sotme të betimit të Lulzim Bashës si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës.
Në emër të këshilltarëve bashkiakë socialistë, Aldrin Dalipi tha se betimi ishte “rrjedhojë e një procesi zgjedhor që u deformua hapur dhe nuk u zhvillua në kushte normale sic dëshironim të gjithë”
“Seanca- tha Dalipi- nisi me shkelje të rënda me udhëzime të paligjshme, si dhe u ndërpre u bllokuan procedurat e këshillit bashkiak. Ai denoncoi dhe "braktisjen" e punimeve të këshillit nga anëtarët e "Aleancës për Qytetarin" menjëherë pas kryerjes së betimit nga Lulzim Basha.
(s.g/BalkanWeb)