Në Dropull "ngjallen" 1500 të vdekur në emigracion
Në listat që kanë mbërritur në
Zyrën Qendrore të Gjendjes
Civile të Prefekturës së Gjirokastrës
nga dy komuna të Dropullit, mësohet
se janë përfshirë qindra persona të vdekur,
por që fakti i vdekjes së tyre është i
pamundur të verifikohet dhe vërtetohet
juridikisht. Këta persona kanë vdekur në
emigracion shumë vite më parë dhe nuk
janë çregjistruar nga regjistrat e gjendjes
civile. Sipas nëpunësve të gjendjes civile
në Sofratikë të Dropullit të Poshtëm dhe
në Vrisera të Dropullit të Sipërm, llogaritet
në rreth 1500 numri i personave të regjistruar
në listat e atyre që nuk kanë pasaporta,
por që faktikisht rezultojnë të vdekur
në kurbet në SHBA, Kanada, Australi,
Greqi, Turqi, Afrikë e Jugut, Zelandë e Re,
Angli, etj. Pas studimit të këtyre listave
dhe pas shumë verifikimeve në terren,
punonjësit e zyrave të gjendjes civile kanë
mësuar se këta persona kanë vdekur në
kurbet dhe ajo që është më shqetësuese
mbetet fakti që vdekja e tyre nuk mund të
vërtetohet as me rrugë gjyqësore në Shqipëri,
pasi për të verifikuar këtë fakt në
rrugë gjyqësore, duhen dokumente dhe
fakte nga vendet e largëta të kurbetit ku
ata kishin emigruar në fillim të shekullit
të kaluar dhe ku kanë vdekur dekada më
parë. Solda Vaso, nëpunëse e Zyrës së
Gjendjes Civile në Komunën e Dropullit
të Poshtëm, thotë se numri i personave të
vdekur të përfshirë në listat e ardhura nga
zyrat qendrore të gjendjes civile në këtë
komunë arrin në më shumë se 600. "Që në
verifikimet e para të listave, ne kemi mundur
të evidentojmë rastet anormale të
regjistrimit në këto lista të shumë personave
që vitlindja e tyre i përkiste dy shekujve
më parë, në disa raste qysh nga viti
1880. Nga verifikimet tona pranë familjarëve
të tyre kemi mësuar se bëhet fjalë
për dhjetëra emigrantë të ikur nga vendi
në dekadat e para të shekullit të shkuar
dhe që individualisht apo edhe familjarisht
nuk janë kthyer më në Shqipëri", u
shpreh nëpunësja Solda Vaso, e gjendjes
civile në Dropullin e Poshtëm. Sipas saj,
numri më i madh i këtyre personave u
përket fshatrave më të prekura nga emigracioni
i fillimshekullit të kaluar si Dhuvjani,
ku deri tani janë konstatuar rreth 70
emra të të vdekurve, Goranxia, Derviciani,
etj. E njëjta histori përsëritet edhe në Komunën
e Dropullit të Sipërm, ku për shkak
të shtrirjes së madhe të fenomenit të
emigrimit, edhe numri i të vdekurve të
përfshirë në këto lista është më i madh.