OSBE, shqiptarëve: Doni zgjedhje demokratike, pajisuni me karta
OSBE u bën thirrje
qytetarëve të kontribuojnë
për zgjedhjet
parlamentare të
qershorit. Ambasadori i OSBE-së
në Tiranë, Robert Bosch, u ka bërë
apel qytetarëve që të aplikojnë për
karta identiteti, pasi vetëm në këtë
mënyrë mund të arrihet një proces
zgjedhor demokratik. I ndodhur
në njësinë bashkiake nr. 7 në Tiranë,
për të vëzhguar nga afër këtë
proces, së bashku me zëvendësministrin
e Ministrisë së
Brendshme, Ferdinand Poni, ambasadori
Bosch theksoi për mediat
se edhe qytetarët me pasaporta
duhet të aplikojnë për këto
mjete identifikimi.
Sipas të dhënave zyrtare nga
Ministria e Brendshme, gjatë
kësaj vizite zëvendësministri Poni
i shpjegoi ambasadorit Bosch
mënyrën e aplikimit dhe e informoi
atë se në zyrat e aplikimit
punohet deri në orën 21:00 të
mbrëmjes. Duke theksuar se procesi
tashmë është në një fazë të
konsoliduar, zëvendësministri
Poni u shpreh se është i domosdoshëm
interesimi maksimal i
qytetarëve, të cilëve u bëri thirrje
të shkojnë për të aplikuar, pasi
ekzistojnë të gjitha kapacitetet e
nevojshme për aplikim dhe koha
për të aplikuar është e shkurtër.
"Deri më datën 15 mars, procesi
do të shtrihet edhe te të gjitha komunat
me popullsi mbi 5 mijë
banorë e më tej do të vijojë edhe
në komunat më të vogla", deklaroi
Ferdinad Poni.
Ambasadori Bosch, pasi ndoqi
procedurën e aplikimit të një
qytetareje, shprehu përgëzimet
për punën e kryer nga Ministria e
Brendshme dhe strukturat e saj
për mbarëvajtjen e procesit të pajisjes
së qytetarëve me letërnjoftime
elektronike. "Ne, si OSBE,
jemi të interesuar për të pasur
zgjedhje të lira e të mira, e për këtë
arsye jemi të interesuar gjithashtu
që njerëzit të vijnë sa më shpejt
të jetë e mundur për t‘u pajisur me
karta identiteti. Me sa shoh, aktualisht
punonjëset e kësaj zyre nuk
janë të gjitha të zëna, si dhe nuk ka
radhë të gjata. Në këtë zyrë ka pesë
fronte pune dhe po aplikojnë
vetëm dy qytetarë. Njerëzit nuk po
vijnë aq shpejt sa duhet, pra ka më
shumë kapacitet se ata që vijnë, në
një kohë kur procedura e aplikimit
zgjat vetëm pesë minuta", u shpreh
ambasadori Bosch.
Duke u ndalur edhe mbi çështjen
e prioritetit që i është dhënë
personave që nuk zotërojnë pasaportë
për jashtë vendit, ambasadori
i OSBE u shpreh se ky prioritet
nuk nënkupton që të tjerët nuk
munden të aplikojnë. "Të gjithë
qytetarët duhet të vijnë në zyrat e
aplikimit sa më shpejt që të jetë e
mundur për të përmbushur
detyrat e tyre si qytetarë të këtij
vendi, sepse të votuarit është ende
një detyrë e një qytetari të një vendi
demokratik", theksoi para
gazetarëve ambasadori i OSBE-së,
Robert Bosch.
qytetarëve të kontribuojnë
për zgjedhjet
parlamentare të
qershorit. Ambasadori i OSBE-së
në Tiranë, Robert Bosch, u ka bërë
apel qytetarëve që të aplikojnë për
karta identiteti, pasi vetëm në këtë
mënyrë mund të arrihet një proces
zgjedhor demokratik. I ndodhur
në njësinë bashkiake nr. 7 në Tiranë,
për të vëzhguar nga afër këtë
proces, së bashku me zëvendësministrin
e Ministrisë së
Brendshme, Ferdinand Poni, ambasadori
Bosch theksoi për mediat
se edhe qytetarët me pasaporta
duhet të aplikojnë për këto
mjete identifikimi.
Sipas të dhënave zyrtare nga
Ministria e Brendshme, gjatë
kësaj vizite zëvendësministri Poni
i shpjegoi ambasadorit Bosch
mënyrën e aplikimit dhe e informoi
atë se në zyrat e aplikimit
punohet deri në orën 21:00 të
mbrëmjes. Duke theksuar se procesi
tashmë është në një fazë të
konsoliduar, zëvendësministri
Poni u shpreh se është i domosdoshëm
interesimi maksimal i
qytetarëve, të cilëve u bëri thirrje
të shkojnë për të aplikuar, pasi
ekzistojnë të gjitha kapacitetet e
nevojshme për aplikim dhe koha
për të aplikuar është e shkurtër.
"Deri më datën 15 mars, procesi
do të shtrihet edhe te të gjitha komunat
me popullsi mbi 5 mijë
banorë e më tej do të vijojë edhe
në komunat më të vogla", deklaroi
Ferdinad Poni.
Ambasadori Bosch, pasi ndoqi
procedurën e aplikimit të një
qytetareje, shprehu përgëzimet
për punën e kryer nga Ministria e
Brendshme dhe strukturat e saj
për mbarëvajtjen e procesit të pajisjes
së qytetarëve me letërnjoftime
elektronike. "Ne, si OSBE,
jemi të interesuar për të pasur
zgjedhje të lira e të mira, e për këtë
arsye jemi të interesuar gjithashtu
që njerëzit të vijnë sa më shpejt
të jetë e mundur për t‘u pajisur me
karta identiteti. Me sa shoh, aktualisht
punonjëset e kësaj zyre nuk
janë të gjitha të zëna, si dhe nuk ka
radhë të gjata. Në këtë zyrë ka pesë
fronte pune dhe po aplikojnë
vetëm dy qytetarë. Njerëzit nuk po
vijnë aq shpejt sa duhet, pra ka më
shumë kapacitet se ata që vijnë, në
një kohë kur procedura e aplikimit
zgjat vetëm pesë minuta", u shpreh
ambasadori Bosch.
Duke u ndalur edhe mbi çështjen
e prioritetit që i është dhënë
personave që nuk zotërojnë pasaportë
për jashtë vendit, ambasadori
i OSBE u shpreh se ky prioritet
nuk nënkupton që të tjerët nuk
munden të aplikojnë. "Të gjithë
qytetarët duhet të vijnë në zyrat e
aplikimit sa më shpejt që të jetë e
mundur për të përmbushur
detyrat e tyre si qytetarë të këtij
vendi, sepse të votuarit është ende
një detyrë e një qytetari të një vendi
demokratik", theksoi para
gazetarëve ambasadori i OSBE-së,
Robert Bosch.