E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i PS, Berisha: Kthim në komunizëm, ëndrrën e keqe të shqiptarëve

DURRËS- Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar programin e Partisë Socialiste, duke e konsideruar atë si një kthim në ëndrrën e keqe të shqiptarëve.

Deklarata e kreut të qeverise vjen nga Xhafzotaj në Durrës, ku ai ndodhej në inaugurimin e impiantit të përpunimit të skrapit, një projekt gjerman me vlerë 8 milionë euro.

“Ata që mendojnë rikthimin e sistemit të taksave të sistemit socialist, jetojnë me ëndrra të këqija. Socializmi nuk ishte realiteti më i hidhur i këtij vendi, por ishte edhe ëndrra më e keqe kombëtare ne historinë e këtij vendi. I kundërt është qëndrimi ynë. Ne vazhdjmë të bëjmë gjithcka për të lehtësuar dhe për të zgjeruar lirinë tuaj ekonomike"- u shpreh Berisha.

Kryeministri duke iu referuar fabrikës së të riciklimit të skrapit të Xhafzotaj e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë projekt i cili sipas tij do të bëjë të mundur edhe mbrojtjen e mjedisit.

“Ky investim i shtohet industrisë tjetër të riciklimit e cila punon dhe punëson mijëra e mijra qytetarë në mbarë vendin. Është industri jetike për mbrojtjen e mjedsit, për mbajtur një mjedis të shëndetshëm në të cilin jetëgjatësia e shqiptarëve duhet të jetë në rritje”- nënvizoi Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›