Në Durrës për 72 orë tetë viktima
Ngjarje tragjike kanë ndodhur ditët e fundit në akset e vendit, ku rekordin e mban Durrësi. Vetëm në harkun e 72 orëve, në këtë qark kanë mbetur të vdekur 8 persona, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur. Pas këtyre ngjarjeve, ku 5 dasmorë ndërruan jetën njëherazi, e dy dasmorë të tjerë një ditë më pas, policia ka nisur një operacion për ndëshkimin me masa administrative të të gjithë drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Ngjarjet e rënda që ndodhën në Durrës, sipas ekspertëve të qarkullimit, kanë ndodhur nga shkelja e këtyre rregullave. Drejtuesja e njërit mjet u fut në korsi të gabuar, ndërsa në makinën ku humbën jetën dy persona, shoferi ishte i dehur.