E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Gjoba për abuzuesit në rrugë

 

TIRANE – Policia e kryeqytetit deklaroi dje se po vazhdon me intensitet aplikimin e masave të përforcuara me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Tiranës, postblloqe të shumta janë vendosur në rrugët kryesore dhe dytësore, me qëllim kontrollimin e gjendjes së trafikut dhe verifikimin e rasteve të tejkalimit të shpejtësisë, gjendjes së dehur të drejtuesve të mjeteve dhe shkeljeve të tjera të Kodit Rrugor. Policia paralajmëroi drejtuesit e mjeteve se do të ndëshkohen me masat maksimale të parashikuara nga ligji për çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, nuk do të ketë tolerim për rastet e tejkalimit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve dhe mospërdorimit të rripit të sigurimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›