OKB, fushatë sensibilizuese ndaj aksidenteve
PNUD dhe agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara do të nisin në muajin shtator një fushatë sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas Menaxheres së Zyrës së Komunikimit, Nora Kushti, fushata sensibilizuese do të nisë në muajin shtator dhe do të zgjasë dy muaj, ku do të përfshihen spote televizive, billborde, postera, fletë palosje, demonstrime në terren për të treguar rreziqet që vijnë nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas saj, shqetësim të madh përbën dhe qarkullimi i makinave duke pasur në vend të parë fëmijët, apo duke ngarë makinën pa vendosur rripin e sigurimit. Ideja e kësaj fushate ka muaj që është kristalizuar, por me ndihmën e kontribuuesve të kësaj fushate, si Eagle Mobile, agjencitë e ndryshme të OKB-së, Worl Vision, OBSH-së etj, ky projekt do të vihet në jetë vetëm në muajin shtator. Ditët e fundit aksidentet rrugore, të shkaktuara nga shkelja e rregullave të qarkullimit dhe shpejtësisë së mjeteve, ka shkaktuar një numër të madh viktimash dhe të plagosurish, duke u bërë një burim i konsiderueshëm për humbjen e jetëve.