Ne Elbasan nis Festivali i Teatrit Bashkekohor

Elbasan 13 tetor NOA/ Milena Selimi - Ne edicionin e tij te 12 Festivali i Teatrit Bashkekohor vjen me logon Univers i teatrit.
Ky festival nderkombetar qe qe zhvillohet cdo vit ne Elbasan do te nise me 20 tetor ne Teatrin Skampa me pjesemarrjen e dymbedhjete trupave nga vendi dhe bota.
Festivali eshte konceptuar me dy kategori nje panel zyrtar me veprat kryesore dhe nje panel universitar. Adonis Filipi regjisor dhe drejtor artistik i festivalit shpjegon se Si ekzigjence per te sjelle vlera brenda sloganit Universi i teatrit edhe trupat qe vijne kete edicion jane ne raport me kete kerkese tonen. Ky slogan perfshin nje teater te hapur karshi prurjeve bashkekohore dhe mjeteve te reja shprehese te cilat do te kemi fatin per ti shijuar gjate diteve te festivalit.
Per here te pare do te kete 6 trupa te nivelit kombetar. Hap festivalin Teatri i Drames Shqipe te Shkupit me shfaqjen Gjenerali i Ushtrise se Vdekur me regji te Dino Mustafic. Teatri i Nishit shfaq Pune Dore me regji te Biljana Vujovic-it. Dhe mbylljen e festivalit do ta kete teatri Skampa me shfaqjen Shtepia me rrota me regji dhe dramaturgji nga Erand Sojli.
Ne panelin e dyte atij universitar jane grupuar teatri rumun me shfaqjen Valah me regji te Lui Emil Gaju Teatri Laborator i Shen Peterburgut Teatri Suzirya i Ukrahines per te vazhduar me dy trupa nga Fieri dhe Durresi.
Festivali sjell edhe dy diskutime me teme Per teatrin sot nga Knu Geissler qe vjen nga Teatri i Lajpcigut dhe Dramaturgjia e re shqiptare nga Stefan apaliku.
m.s/ne./NOA