Në Gjermani vazhdon debati i ashpër për synetin

Sipas vlerësimeve të disa historianëve me emër dhe juristëve të së drejtës kishtare, gjykimi i Gjykatës së Këlnit është një veprim tejet i pamenduar.
Ky vendim tregon se sa janë larguar në një shtet laik si Gjermania pjesë të tëra të shoqërisë nga tema e fesë dhe e kishës.
Nën përshtypjen se feja është diçka që i takon një së kaluare mesjetare, ndoshta do të kenë qenë edhe gjyqtarët në Këln, mendon Hans Michael Heinig, shef i Institutit për të Drejtën Kishtare të Kishës Protestante, i cili thotë madje se kemi të bëjmë me një "triumf të fanatikëve anti-fetarë ."
Pas krimeve të paimagjinueshme si vrasja e gjashtë milionë hebrenjve prej gjermanëve, gjyqtarët gjermanë në Këln kanë prekur një zonë të ndjeshme dhe tabu që prek një çështje delikate, ç'qëndrim duhet të mbahet sot ndaj hebrenjve dhe besimeve të tjera, thotë historiani Heiner Bielefeldt. Ai e kritikon këtë vendim për shkak të qëndrimit jo të ndjeshëm ndaj besimit.