E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja në zi

Një ceremoni e heshtur me qirinj u mbajt në Aurora të Colorados, ndërsa SHBA-ja ka nisur zinë për 12 viktimat e masakrës në Denver. Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar qe flamujt të vendosen në gjysmë shtize në shenjë respekti.

Në këtë pozitë flamujt do të qëndrojnë deri më 25 të këtij muaji.

Qindra vetë u mblodhën në Aurora duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule përpara kinemasë ku ndodhen vrasjet. Ndërkohë në kishën e krishtere të Denverit, ipeshkvi Akuila drejtoi një meshë të posaçme për viktimat.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se me këtë gjest nderohen viktimat e “dhunës së pakuptimtë” në Aurora të Denverit, me ç’rast u vranë 12 persona dhe u plagosën plagosur 58 të tjerë.

Sulmuesi, James Holms, 24 vjeçar, është arrestuar nga policia.

Sulmi i rëndë ndodhi gjatë shfaqjes së premierës së filmit Batmen, "Ngritjet e kalorësit të errësirës”.

Sulmi ishte pika kulmore e një planifikimi të kujdesshëm dymujor, i cili përfshinte edhe një kurth vdekjeprurës për hetuesit, kur të mbërrinin në shtëpinë e të dyshuarit.

James Eagan Holmes i kishte blerë armët dhe municionet në fillim të majit, në mënyre krejtësisht të ligjshme. Zyrtare federale e policore thonë se në momentin e agresionit, 24-vjeçari kishte vendosur një maskë kundër gazit në fytyrë, helmetë në kokë, mbante një jelek anti-plumb, mbrojtëse për fytin, dorëza. Çdo element i veshjes ishte në ngjyrë të zezë. I riu kishte me vete dy pistoleta, një shotgan, një automatik e plot municione.

Edhe vendi ku do të kryhej sulmi ishte zgjedhur me kujdes, për te shkaktuar sa më shumë viktima: kinemaja ku do te jepej premiera e filmit më të pritur të vitit, "The Dark Knight Rises," e treta e serisë së filmave Batman, të regjisorit Christopher Nolan.

Pas arrestimit, Holmes i ka thëne policëve se ishte Jokeri, duke iu referuar kështu njërit prej karaktereve me të liga të sagës se Batmanit. 24-vjeçari kishte përfunduar studimet në San Diego.

Ai nuk ka bërë rezistencë në momentin e ndalimit nga policia. Zyrtarët e policisë janë të bindur se ai ka vepruar i vetëm.

Një prej viktimave te tragjedisë, ishte Jessica Ghawi, gazetare sportive qe i arriti t'i mbijetonte episodit te dhunës më 2 qershor ne një qendër tregtare të Torontos, ku u vranë dy persona dhe u plagosen 7 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›