E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni fajëson Hezbollahun për sulmin në Burgas

Atentati në Bullgari kundër një autobusi turistësh izraelitë lë vend për të hetuar mbi një pistë që lidhet me Hezbollahun në Liban, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, George Little.

"Atentati i kryer tregon përmes disa shenjave të caktuara që mund të jetë vepër e Hezbollahut, por nuk jemi në gjendje të përcaktojmë qartë se cilët ishin autorët përgjegjës për të", u shpreh Little gjatë një konference për shtyp.

Hezbollahu është organizatë shiite që vepron në Liban dhe që mbështetet nga Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›