Ne Greqi me 700 euro, kapet trafikanti
Gjirokaster- Tentativat ne rritje te emigranteve per te kaluar ilegalisht kufirin nepermjet pageses se trafikanteve kane alarmuar policine kufitare qe ka nisur operacione ne vijen e gjelber kufitare. Diten e djeshme, pas arrestimit te dy te rinjve ne Pogradec, policia e Gjirokastres kapi ne Dropull, nje 21 vjecar qe dyshohet se ndihmonte per t'i cuar ne Greqi, tre persona kundrejt 700 eurove secili. Burime zyrtare thane se i arrestuari eshte Besmir Kamaj, banues ne Mallakaster, ndersa emigrantet ishin te pa pajisur me dokumente. Policia ka kryer pergjate dites se enjte dhe oreve te mbremjes kontrolle te akseve kryesore, perfshi edhe ate kombetare, Gjirokaster-Jorgucat, ku zbuloi kater personat nga qarku i Fierit, qe udhetonin drejt zones se Dropullit, vetem pak kilometra larg kufirit. "Pas ndalimit grupi i klandestineve eshte shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise Gjirokaster dhe pas nje pune te mirefillte hetimore e procedurale eshte bere dokumentimi i plote i kesaj ngjarjeje dhe venia e autorit para pergjegjesise penale", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Klandestinet i kane deklaruar policise se per te hyre pa dokumente ne shtetin grek do t'i paguanin Kamajt 2100 euro gjithsej.
Blerim Kore
Blerim Kore