Volfgang Icinger: Nuk ka ndarje te Kosoves
Ish-ndermjetesuesi ne bisedimet per statusin e Kosoves, Volfgang Icinger ka perseritur qendrimin e tij se Kosova dhe Serbia duhet te rifillojne procesin e negociatave per ceshtjet konkrete, mirepo ai ka perjashtuar mundesine e ndarjes se Kosoves dhe ka shtuar se statusi i saj eshte "sqaruar". Ai ka sqaruar deklaraten e tij te mehershme se, Kosova dhe Serbia duhet te rifillojne procesin e negociatave. "Nuk e di si me kane cituar, por shpresoj se ne afat te shkurter apo me te gjate do te kete negociata mes shqiptareve dhe serbeve. Mirepo ne diplomaci iniciativat kane gjithmone nje kohe te pershtatshme dhe te papershtatshme. Presidentet Tadic dhe Sejdiu, si dhe dy kryeministrat jane ata qe duhet te gjejne momentin me te mire per rifillimin e negociatave", ka thene ai. Sipas tij, vendimi nuk eshte i lehte per asnjeren pale. "Prandaj duhet te presim edhe ca kohe, por mendoj se ne perendimoret duhet te kerkojme nga palet qe t'i rikthehen linjes te bisedimeve, sic ishte ne kohen e ndermjetesimit te trojkes, dhe te bisedojne se si te jetojne njeri prane tjetrit", ka vleresuar ish-ndermjetesuesi ne bisedimet per statusin e Kosoves. "Per mua nuk eshte me rendesi nese bisedimet fillojne vitin e ardhshem, por qe ky duhet te jete objektivi, te cilin e pranojne te dyja vendet', ka shtuar ai.