E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Kosoves vizite ne Shqiperi.

Me ftese te Presidentit te Republikes, Bamir Topi, diten e hene vjen per nje vizite zyrtare tre ditore ne Shqiperi, Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu. Presidenti kosovar dhe delegacioni qe e shoqeron do te zhvilloje bisedime zyrtare me Presidentin Topi ne Pallatin e Brigadave. Gjate bisedimeve do trajtohen ceshtje dypaleshe te bashkepunimit politik, ekonomik, arsimor, kulturor etj, ne interes te dy vendeve tona. Presidentet e dy vendeve do te shkembejne mendime per ceshtje te integrimit euroatlantik te dy vendeve, per bashkepunimin rajonal si dhe per perspektiven e te ardhmes se shtetit te ri te Kosoves ne nismat rajonale. Topi dhe Sejdiu do ndalen edhe ne ecurine e procesit te njohjes se Kosoves per te shtuar dhe koordinuar me mire perpjekjet dypaleshe ne kete drejtim. Ne diten e pare te vizites ne Shqiperi, Presidenti Sejdiu do t'u drejtohet me nje mesazh deputeteve te Kuvendit te Shqiperise dhe do te kete takime te vecanta me zonjen Topalli dhe zonjen Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›