Sejdiu, qytetar nderi i Shkodres
Keshilli Bashkiak i Shkodres i jep titullin "Qytetar nderi i qytetit" Presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu. Vendimi unanim eshte marre gjate mbledhjes se djeshme, qe kaloi jo pa debate mes anetareve, per te tjera ceshtje. Sipas zyrtareve te institucionit vendor, mesohet se ky propozim i bere nga nje grup keshilltaresh, ka qene i parashikuar ne rendin e dites per miratim. Menjehere pasi eshte lexuar propozimi, drejtuesi i Keshillit e ka hedhur ne votim, ku te gjithe te pranishmit kane qene pro. Fatmir Sejdiu u lind me 23 tetor 1951 ne Pakashtice, komuna e Podujeves, Kosove. Me 28 qershor iu dha cmimi "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranes ne Shqiperi. Fatmir Sejdiu ka qene pjesemarres i Kuvendit themelues te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) me 23 dhjetor 1989. Ndersa me 10 shkurt 2006, Sejdiu u zgjodh President i Kosoves. Me 9 janar 2008 u rizgjodh ne mandatin e dyte, President i Kosoves.
R.Ll
R.Ll