E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate kerkojne perfshije ne politike

Femrat e skenes politike kosovare i kerkojne prezences se Bashkimit Evropian nje angazhim me te madh ne forcimin e rolit te gruas, por edhe ne zgjidhjen e problemeve aktuale politike ne Kosove. Perfaqesuesi i BE-se ne Kosove, Piter Feith, u ben thirrje grave te jene me aktive ne politiken e brendshme dhe te jashtme te vendit. Femrat e skenes politike kosovare kerkojne perfaqesim me te madh ne institucionet vendimmarrese te Republikes se Kosoves. Kete ceshtje te rolit te gruas ne politiken kosovare iu prezantuan, Piter Feith, nga nje grup i grave te perfaqesuara ne institucionet shteterore te Kosoves, si dhe pjesetare te shoqerise civile. "Prezenca e grave me rreth 30 % ne Parlament eshte nje arritje e mire, por ne kerkojme kuota te njejta te perfaqesimit ne nivele te tjera vendimmarrese, sic jane qeveria dhe partite politike", tha deputetja Edita Tahiri.

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›