Balla: Per Brukselin, s'ka integrim ne BE, pa zgjedhje te lira dhe te drejta
Qe nga Brukseli kreu i Komisionit per politiken e jashtme dhe integrimin evropian i PS-se, Taulant Balla, i ka bere thirrje qeverise shqiptare te mos e dorezoje aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian, pasi ajo do te mund te marre nje pergjigje negative. "Nese ne deshtojme edhe ne keto zgjedhje, atehere do te kemi nje problem, pasi do te kemi bere aplikimin, por aplikimi do te perballet me nje vleresim negativ per zgjedhjet, qe eshte nje kriter i domosdoshem per integrimin e Shqiperise ne BE", tha Balla. Sipas zyrtarit te larte socialist, mesazhi i percjelle nga vendet anetare te BE-se, ndaj politikes shqiptare, eshte realizimi i zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe sipas standardeve te percaktuara. "Nuk kemi per t'u bere ndonjehere anetare te Bashkimit Evropian, nese ne nuk kemi zgjedhje te lira demokratike dhe me standarde ne Shqiperi. Ky eshte nje mesazh ku ne te gjitha takimet ne Bruksel dhe Strasburg i jepet cdo perfaqesuesi te politikes shqiptare", theksoi Balla ne fjalen e tij. Qellimi i kesaj vizite sipas Deputetit Balla ishte konsultimi me Komisionin dhe Parlamentin Evropian, nese Shqiperia duhet te aplikoje para ose pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Nje tjeter ceshtje e rendesishme e diskutuar gjate takimeve ne Strasburg edhe Bruksel sipas Balles ishte liberalizimi i vizave per shtetasit shqiptare. "Ndoshta eshte momenti te terhiqemi nga paraqitja e statusit te vendit kandidat per ne BE dhe te fokusohemi me teper ne kerkesat tona, por edhe ne negociatat per liberalizimin e vizave", tha Balla. Per te cilin pas fitores se PS me 28 qershor, ne 2010 levizja e lire e qytetareve ne vendet e BE do jete nje realitet.
Zyrtari i larte i PS, ne zyrat e BE per aplikimin e Shqiperise
Kryetari i Komisionit per Politiken e Jashtme dhe Integrimin Evropian ne Partine Socialiste, Taulant Balla zhvilloi nje vizite disa ditore ne Bruksel dhe Strasburg lidhur me mundesine e aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Sipas Balles mesazhi nga Brukseli dhe Strasburgu ishte se zgjedhjet perbejne nje detyrim dhe kriter te rendesishem per ecurine e procesit te integrimit te Shqiperise.