Ne Holande nis kufizimi i kanabisit deri tani i lejuar

Kafenetë e famshme të kanabisit në Holandë po përballen me kufizime më të rrepta.
Qeveria po rishqyrton kufizimet e kanabisit për ta vendosur substancën në fjalë në të njëjtën kategori me drogat e rënda.
Autoritetet thonë se lënda kimike që ndodhet në kanabis është rritur, duke e bërë atë më të fuqishëm se një brez më parë.
Kjo do të thotë se kafenetë do të detyrohen të marrin kanabisin tradicional për të plotësuar kërkesat e klientëve të tyre.
Politikanët holandezë thonë se kanabisi i fortë, i njohur ndryshe si “skunk”, është më i rrezikshëm se më parë. Në të ardhmen, cdo gjë që përmban mbi 15 për qind substance psikoaktive do të trajtohet njësoj si drogat e rënda, si kokainë apo ekstazi.
Lëvizja në fjalë përbën një tronditje të rëndë për kafenetë holandeze, të cilat do të zëvendësojnë 80 për qind të rezervave të tyre me lloje më të dobëta.
Marc Josemans, i cili drejton një kafene në qytetin e Mastrihtit, thotë se rregullat e reja po merren për shkak të influencës në rritje të politikës së ekstremit të djathtë.
“Menjëherë mund të vihet re ndryshimi. Cdo gjë që për ata nuk është e zakonshme, quhet “ves i së majtës” dhe në bazë të këtij përkufizimi ata duan të ndalojnë cdo “ves të së majtës”, si për shembull përdorimin e kanabisit”, deklaron Josemans.
Mediat ndërkombëtare komentojnë se kjo lëvizje e qeverisë do të thotë se toleranca tradicionale e drogave të lehta në Holandë është diçka që i përket së shkuarës.
Më herët, qeveria holandeze ndaloi shitjen e kanabisit për turistët në qytetin e Mastrihtit, përveç rasteve nëse ata janë belgë apo gjermanë.