Vijojne ne Libi sulmet ne vendlindjen e kolonel Gadafit qyteti i Sirtes
Vijojnë në Libi sulmet në vendlindjen e kolonel Gadafit, në qytetin e Sirtes.
Sulme me artileri të rënda janë shkëmbyer mes forcave të qeverisë së përkohshme dhe atyre pro Gadafi, ndërkohë që mediat kanë raportuar për 12 persona të vdekur dhe më shumë se 190 të plagosur.
Forcat e qeverisë së përkohshme libiane kanë tashmë në duart e tyre shumicën e qytetit të Sirtes, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë të zhvillohen në zonat e mbetura në dorën e besnikëve të Gaddafi-t, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shkëmbime zjarri janë regjistruar ne një godine shtetërore, ku ishin fshehur një numër snajperësh, të cilët i shkaktuan humbje të rënda forcave demokratike gjatë fazave fillestare të sulmit.
Me Sirten, qyteti i lindjes së Gaddafi-t, që është bastioni i fundit në duart e besnikëve të tij, kjo ofensivë pritet të mbyllë përfundimisht konfliktin libian.
Beteja për Sirten erdhi dy muaj pasi forcat kryengritëse morën pjesën më të madhe të Libisë, përfshirë dhe Tripolin.
Kryengritësit e kanë cilësuar këtë si sulmin përfundimtar mbi Sirten, çka do të thotë se beteja në Libi është drejt fundit.
Organizatat humanitare kanë shprehur një shqetësim të thellë për gjendjen e civilëve të mbetur në kurth në qytet. Edhe pse shumica e banorëve janë larguar, disa dhjetëra mijëra mbeten midis linjave të frontit në mëshirë të fatit.