Në Inter, jashtë pozitës natyrale

Diego Forlan thotë se arsyeja kryesore e eksperiencës së tij dështuese në Inter ishte sepse shpesh kishte luajtur jashtë pozitës së tij natyrale tek Nerazzurri.
Sulmuesi me eksperiencë iu bashkua ekipit nga Giuseppe Meazza gjatë verës së vitit 2011 nga Atletico Madrid, mirëpo dështoi t’i tregonte vlera e tij në Serie A, duke realizuar vetëm dy gola nga 18 paraqitje.
“Po luaja në një pozitë ku nuk kisha luajtur kurrë më parë. E pranova atë, sepse nuk kisha zgjidhje tjetër. Tash jam këtu dhe shpresoj të luaj në pozitën time natyrale”, ka thënë Forlan, i cili iu bashkua ekipit Internacional, me të cilin nënshkroi kontratë trevjeçare.