Tottenhami fiton, Unitedin e bën kampion

Tottenhami i ka dhënë goditjen e radhës Roberto Mancinit dhe Manchester Cityt duke fituar me rezultat 3 me 1. City ishte në epërsi nga pjesa e parë kur Nasri në start të ndeshjes realizoj për 0 me 1.
Tottenhamit iu deshën 7 minuta për të përmbysur Cityn duke realizuar 3 gola të shpejtë. Dempsey, Defoe dhe Bale realizuan për vendasit pëe fitoren e rëndësishme për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
United me një fitore të mundshme në ndeshjen e nesërme ndaj Aston Villës do të siguroj titullin edhe matematikisht./Indeksonline/