Në Kinema Millennium sukseset botërore "New Moon" e "2012"
Kinema Millennium detyrohet të ndajë ekranin e saj mes dy filmave të suksesshëm botëror. Duke nisur nga nesër "New Moon" rikthehet në ekranin e madh të kinemasë ,për shkak të kërkesave të larta filmi romantik do të ndajë ekranin e madh me trillerin apokaliptik "2012" pasi publiku vazhdon ta preferojë prodhimin e regjisorit Roland Emmerich që u shpall edhe filmi më i ndjekur i shqiptarëve për vitin 2009-të.
"New Moon" është një film amerikan fantastiko-romantik i bazuar në romanin me të njëjtin titull të Stephenie Meyer. Ai është vijimi i filmit " Twilight" vitit 2008 i bazuar gjithashtu mbi një tjetër roman të autores. Kështu fundjava e parë e janarit për këtë vit do të sjellë njëkohësisht në ekranin e Millennium, dy nga prodhimet më të përfolura të dy muajve të fundit.