E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portreti i Nënë Terezës, në pulla postare

Shërbimet Postare të ShBA-ve kanë njoftuar se në serinë e re të pullave që do të stamposë ky institucion, do të jetë edhe nobelistja për Paqe, Nënë Tereza. Pulla postare do të mbajë portretin e Nënë Terezës, të pikturuar nga fituesi i shumë çmimeve, artisti Thomas Blackshear II.

Kur murgesha me origjinë shqiptare mori çmimin Nobel, një ndër të shumtit që ajo mori gjatë jetës së saj, ajo u shpreh: “Në emër të të varfërve, të të uriturve, të të sëmurëve dhe të vetmuarve” dhe bindi organizatorët që paratë që do të përdoreshin për banketin ceremonial, t’ua dhuronin të varfërve.

E respektuar në të gjithë botën, ajo bindi njerëz të biznesit dhe krerë shtetesh të ofronin ndihma financiare dhe kohën e tyre në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ish-Presidenti, Ronald Regan e nderoi atë me “Medaljen e Lirisë” në vitin 1985.

Në vitin 1996, ish-presidenti Bill Clinton dhe Kongresi amerikan i japin Nënë Terezës qytetarinë amerikane. Një vit më vonë Kongresi amerikan e nderoi atë me “Medaljen e artë” për kontributin e saj humanitar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›