Aksidentohet një nga makinat e eskortës së Presidentit Nishani

Një nga makinat e eskortës së presidentit Bujar Nishani është aksidentuar sot në zonën e Plazhit në Durrës. Eskorta e cila shoqëronte presidentin Nishani ishte duke dalë për të lëvizur drejt qytetit të Durrësit.
Makina e parë e eskortës së presidentit Bujar Nishani është përplasur me një automjet tjetër që ishte duke lëvizur në rrugë. Për pasojë një prej personave që ndodheshin në makinën e parë të eskortës është lënduar./Indeksonline/