Privatizimi i PTK-së, s’ka kuorum, s’ka votim

(E plotësuar) Nuk i kanë mjaftuar dy orë kryesuesit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti për t’a bindur opozitën që të marr pjesë në seancë për të votuar Raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.
Haliti, duke parë se s’ka kuorum në seancë, ka thënë se për këtë temë Kryesia do të diskutojë në mbledhjen ardhmeve (e hënë).
-----------
Deputeti i AAK-së në Parlamentin e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se, bazuar në mënyrën se si po kërkohet kuorumi në Parlamentin e Kosovës është një paradoks pasi që partitë në pushtet nuk po munden ta bëjnë kuorumin.
“Duhet të hiqet nga rendi i ditës kjo pikë sepse privatizimi i postës dhe i disa asteteve tjera e dini se si ka shkuar dhe që po e dëmtojnë me këtë proces ekonominë e Kosovës”, ka thënë Isufi.
Ai tha se AAK nuk do t’i bëjë kuorumin partisë që është në pushtet e cila nuk është në gjendje deputetet e vet t’i ketë në seancë.
“Manipulimet që i kanë bërë deri më tani po vazhdojnë dhe normalisht që këtu ka gisht edhe qeveria. Dhe deri sa qeveria sillet në këtë mënyrë jo serioze nuk e kemi ndërmend t’i përfillim kërkesat e saj”, ka deklaruar Isufi. /Indeksonline/ .
...............
Indeksonline merr vesh se seanca e Kuvendit është shtyrë për në ora 12:00. Kryetari i Grupit parlamentarë të VV-së, Visar Ymeri e ka arsyetuar lëshimin e sallës nga deputetët e Vetëvendosjes.
“I kërkova kryesuesit të kuvendit që të më jep fjalën, në mënyrë që tu bëjë thirrje deputeteve të mos e votojnë shitjen e PTK-së, por ai nuk ma dha fjalën. Më këtë ai ka thyer edhe rregulloren e Kuvendit. Andaj ne ishim të detyruar të lëshojmë sallën”, tha Ymeri./Indeksonline/
...................
Në mungesë të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Vetëvendosjes, është shtyre për 30 minuta seanca e Kuvendit të Kosovës.
Drejtuesi i seancës, Xhavit Haliti, i ka ftuar të gjithë shefat e grupeve parlamentarenë takim për të gjetur zgjidhje./Indeksonline/
--------
Kryetari i grupit parlamentar të Vetevendosjes, Visar Ymeri ka thënë se VV-ja do të pamundësoj votimin e 75 % të aksioneve të PTK-së.
“Ne do t'i ndërrmarim masat që t'a pengojmë këtë votim sot dhe ta pamundësojm korumni në këtë seancë të sotme”, është shprehur Ymeri./Indeksonline/
--------
LDK ka paralajmëruar se nuk do të hyjë në seancën e kuvendit me qellim parandalimin e shitjes 75% te aksioneve te PTK.
“LDK-ja nuk do të marrë pejsë në asnjërën senacë të Kuvendit. Kjo me qellim të parandalimit të shitjes së PTK-së. LDK-ja e ka dhënë mendimin e vetë për këtë edhe më herët, andaj nuk do të jemi në Kuvend sot”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media.
Ndryshe sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot kanë sërish në rend dite votimin e Raportit të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së.
Kjo çështje është shqyrtuar edhe në seancën e 12 shtatorit, por ishte ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që deputetët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes, në shenjë pakënaqësie, e patën lëshuar seancën. /Indeksolinë/