E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet i mbytur në breg të detit një 60-vjeçar

Një i moshuar është gjetur i mbytur rreth 15 metër larg bregut të detit në Durrës. 60 vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është gjetur i pajetë larg bregut të detit nga kalimtarët atje, të cilët kanë njoftuar më pas dhe organet e policisë.

Sipas policisë së Durrësit mbetet e paqartë nëse viktima është mbytur apo ka pësuar infarkt. Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, nga ku do të bëhet dhe identifikimi i tij dhe shkaqet e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›