E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet, fluks emigrantësh në Kakavijë, por jo radhë

Emigrantët vijojnë të kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet. Sipas burimeve zyrtare gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije si dhe Pikës Kufitare të Tre-Urave Çarshovë Përmet kanë hyrë 4.541 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1.285 automjete shqiptare dhe të huaja, ndërsa kanë dalë 3.539 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 912 automjete shqiptare dhe te huaja.
 

Nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme është punuar me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa nga ajo greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.
 

Aktualisht në pikën kufitare të Kakavijës ndonëse ka patur rritje të numrit të hyrjeve, por edhe daljeve nuk ka radhë dhe pritje të gjata për udhëtarët, kjo fale masave te marra ku jane shtuar edhe dy sportele.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›