E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mblidhet KLD, do drejtohet nga presidenti Nishani

Sot mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili për herë të parë do të drejtohet nga Presidenti Bujar Nishani. Mbledhja që do të mbahet me dyer të hapura për mediat, pritet të fillojë me një fjalë të Kreu të Shtetit, ndërsa më pas sipas burimeve nga brenda KLD-së, do të propozohet ,votohet dhe zgjidhet nënkryetari i ri që do të zërë vendin e lënë bosh prej muajsh nga Kreshnik Spahiu.

Pritet që në këtë post të zgjidhet anëtari më i ri i KLD-së, Elvis Cefa. Ish-Presidenti Bamir Topi propozoi pas largimit të Spahiut emrin e Ilir Mustafajt, por për shkak të kundërshtimit të Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe disa anëtarëve të tjerë të KLD-së, emri i tij nuk kaloi asnjëherë në votim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›