E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo e Zagrebit federon Emilian Vilën për Champions

Kroatët

Emilian Vila do të kthehet në radhët e Dinamos së Zagrebit. Menjëherë pas grumbullimit me Kombëtaren, mesfushori durrsak do të udhëtojë drejt Kroacisë, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të ri të skuadrës, Velimir Zajeç. 56-vjeçari, i cili mori drejtimin e bluve më 25 maj si zëvendësues i Krunoslav Jurçiç ka kërkuar që Vila të rikthehet. Madje, 23-vjeçari është përfshirë edhe në listën e lojtarëve që do të federohen pranë UEFA-s për ndeshjet në Champions League, aktivitet në të cilin Dinamo e Zagrebit luan si kampione e Kroacisë. Në këtë mënyrë, bien të gjitha shanset që Vila të vazhdojë të luajë për Dinamon në Kategorinë Superiore. Blutë kryeqytetas shpresonin ta mbanin lojtarin e Kombëtares edhe për një sezon në formë huazimi, megjithatë skuadra nga Zagrebi ka vendosur mos ta rinovojë huazimin. Me trajnerin e ri, Zajeç, Emilian Vila do të ketë shanset e tij për t’u bërë një element i rëndësishëm i klubit më të rëndësishëm kroat.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›