E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kosove celet Ekspozita Hebrenjte e mbrojtur me Besen shqiptare

09-10-2010 / Gazeta 55

Mbreme ne Galerine e Arteve te Kosoves eshte hapur ekspozita e fotografive e titulluar Besa Shqiptaret qe shpetuan hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore e autorit amerikan Norman Gershman. Ekspozita e fotografive e titulluar Besa Shqiptaret qe shpetuan hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore mundeson nje pikepamje personale per sakrificat dhe rreziqet neper te cilat kane kaluar shume shqiptare per tiu ndihmuar te tjereve. Keshtu eshte vleresuar ekspozita e autorit amerikan Norman Gershman e cila eshte hapur mbreme ne Galerine e Arteve te Kosoves ne Prishtine. Ekspozita ka perfshire nje numer te madh te fotografive te shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves te cilet i kane strehuar ruajtur dhe ndihmuar hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore.
Megjithese autori i ekspozites nuk ka qene i pranishem ne hapjen e saj per te ka folur Majkell Merfi zevendesshef i misionit te Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kosove. Ai ka thene se Norman Gershman ka udhetuar per kater vjet ne menyre qe te bente fotografite qe flasin per dhembshurine guximin heroizmin vendosmerine si dhe per miresine dhe dashurine per njerezimin. Per ti mbledhur keto fotografi dhe tregime prekese qe ato i percojne Gershman eshte takuar me anetaret e familjeve qe ishin dhe mbesin deshmitare te ketyre veprave te Beses. Ata qe e mbajne mend nderimin e tradites suaj te bukur te mbrojtjes dhe perkujdesjes ndaj mysafireve sikur te ishin femije te asaj familjeje pa perkushtimin e zotit Gershman dhe te tjereve qe jane ne publik sonte keto tregime ndoshta do te mbeteshin te fshehura sic kane mbetur per shume vjet prapa perdeve komuniste te Shqiperise dhe Jugosllavise ka thene Merfi.
Ai ka shtuar se fotografite e ekspozuara perfaqesojne edhe shume e shume njerez te tjere te cilet kane kryer vepra personale te guximshme. Ata jane ngritur per te mbrojtur te pafajshmit dhe per te bere ate qe ishte e duhur dhe e drejte perkunder rrezikut dhe veshtiresive qe keto veprime ngerthenin. Prandaj une i pershendes dhe i falenderoj te gjithe ata ne keto fotografi dhe shume te tjere qe nuk jane perfshire ne kete ekspozite eshte shprehur Merfi. Ne ekspozite ishin te pranishem edhe perfaqesuesit e familjeve te shqiptareve te Kosoves qe kishin mbrojtur hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore. Njeri prej tyre ishte Leke Rezniqi sekretar i Shoqates se Miqesise Kosove-Izrael i cili e ka quajtur mjaft te rendesishme ekspoziten e fotografit Gershman. Kjo ekspozite eshte shume e rendesishme ne vazhden e punes se pergjithshme qe eshte duke u bere nga nje komunitet i gjere per te treguar kete veper shume madhore dhe humane qe eshte treguar nga kombi yne si i vetmi komb qe ne menyre te organizuar ka shpetuar hebrenj gjate Luftes se Dyte Boterore. Duhet te theksoj edhe nje gje se Shqiperia ka qene vendi i vetem ne Evrope qe pas Luftes se Dyte Boterore ka pasur numer me te madh te hebrenjve sesa para luftes per dallim prej te gjitha shteteve tjera. Pra shqiptaret e Kosoves kane qene ata qe iu kane mundesuar atyre kalimin per ne lsquotoken e premtuar sic eshte quajtur ne ate kohe nga hebrenjte Shqiperia ka thene Rezniqi.
Nderkaq Fahredin Spahija drejtor i Galerise se Arteve te Kosoves ka thene se ekspozita e autorit Norman Gershman nuk permban vetem anen dokumentare... Eumlshte fjala per nje ekspozite te fotografit shume te njohur amerikan. Arsyeja pse kjo ekspozite eshte hapur ne Galeri nuk eshte vetem per shkak te anes dokumentare te fotografive qe paraqiten por edhe e anes artistike qe bartin ne vete. Jemi perballe portreteve te mrekullueshme qe i ka realizuar Norman Gershman dhe sonte kemi rastin te kenaqemi dyfish ka deklaruar Spahija. Ekspozita me fotografi e autorit Norman Gershman ne Galerine e Arteve te Kosoves eshte sponsorizuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kosove.
Evropa e Lire

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›