Emergjencat nga dëbora, MPPT: Ja situata në asket rrugore
VEND- Situata nga dëbora vijon të jetë e rënduar, ndërkohë që në mjaft zona kanë vazhduar reshjet e dëborës edhe gjatë natës. Në Pukë janë të bllokuara akset Fushë Arrëz-Kukës, Fush Arrëz-Fierz, ndërsa kalohen me vështirësi edhe me zinxhirë akset Shkodër-Pukë, Pukë-Fushë Arrëz dhe Hadroj-Shpal. Po punohet për hapjen e segmentit Pukë-Qelëz. Pa energji prej 16 ditësh fshatrat Flet, Zath, Kulumri dhe Lajthizë. I kalueshëm pa zinxhirë në njërin krah aksi Morinë-Kalimash.
Ndërkaq kalohen me vështirësi me zinxhirë Kukës-Krumë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Kukës-Peshkopi. Të bllokuara gjithe akset e tjera. Në total 18 komuna të bllokuara në gjithë qarkun e Kukësit. Ndërsa në qarkun Dibër janë 27 komuna të bllokuara. Reshje të dendura dhe stuhi dëbore në fshatin Vermosh dhe zonën e Dukagjinit, të cilat janë të bllokuara prej javësh. Kjo situatë vështirëson ndërhyrjen e helikopterëve për ndihma apo emergjencat shëndetësore. Ndërkaq dëbora ka krijuar pengesa në qarkullim edhe brenda qytetit të Shkodrës. Probleme qarkullimi në Qafë Krrabë dhe Qafë Thanë, në qarkun e Elbasanit, ndërsa në Gramsh, mbeten të bllokuara komunat Kukur, Lenijë dhe Poroçan.
Në Librazhd janë të izoluara prej ditësh komunat Lunik, Steblevë, si dhe disa fshatra të komunave Orenjë dhe Stravaj. Reshje dëbore në gjithë qarkun e Korcës, ku janë të kalueshme me zinxhirë të gjitha akset nacionale, ndërsa aksi Korcë-Dardhë i bllokuar prej një jave me dëborën që arrin në trashësinë 4 metra. Disa fshatra në komunat Clirim, Novoselë, Dardhas, Gorë, Proger, Miras dhe Velcan të bllokuar. Te izoluar edhe të gjitha fshatrat në komunën Lekas.
Pukë, e reja në prag lindjeje apel për ndihmë
Një grua shtatzënë në fshatin Blerim të Pukës bën apel për ndihmë.në NEWS24, kreu i Komunës Ndoc Prendi bën me dije se e reja është në prag lindjeje, ndërkohë që kërkon ndërhyrje nga ajri për shkak se bora ka bllokuar prej 16 ditësh fshatin dhe nuk është e mundur asnjë komunikim me fshtatrat e tjerë.
Dibër, një grua shtatzënë dhe një 35 vjecar apel për ndihmë
Kryetari i Komunës së Ostrenit në Dibër njofton për dy raste emergjencash shëndetësore. Sipas tij, një grua shtatzënë dhe një 35-vjecar apelojnë për ndihmë.
Kreu i komunës ka deklaruar se duhet ndërhyrë me helikopter për transportimin e tyre drejt qendrave më të afërta shëndetësore, pasi gjendja e tyre është e rëndë. Pak minuta më parë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi se mund të rinisin përsëri operacionet e shpëtimit nga ajri.
Margegaj, humben kontaktet me 2 persona
Kreu i Komunës së Margegaj Rexh Biberaj bën me dije me NEWS24 se kanë humbur kontaktet me dy persona nga fshati Kollak i Komunës Margegaj, për shkak se ndodhen të bllokuar në banesën e tyre në këtë fshat. Kreu i Komunës raporton se shtëpia ndodhet në pyll dhe është e bllokuar dhe nuk ka asnjë kontakt për shkak se erngjia elektrike mungon prej ditësh në këtë zonë. Biberaj bën me dije se ka njoftuar shtabin e emergjences, por ndërhyrja është e vështirë në këtë zonë, ndaj bën thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Tre fëmijë të sëmurë në Ostren, babai kërkon ndihmë
Mitat Muca, një banor nga Ostreni në Dibër ka telefonuar mëngjesin e sotëm në News 24 për të kërkuar ndihmë për 3 fëmijët e tij të cilët janë të sëmurë në shtëpi, me temperturë të lartë, ndërsa nuk mund të lëvizin nga shtëpia, për shkak të dëborës.
“Fëmijët kanë temperaturë të lartë, nuk mund të shkojmë deri në qendrën shëndetësore, trashësia e dëborës është e madhe, shkon mbi 1,5 metra”, shprehet Muca.
Dëbora, zhduken 9 persona në Lekbibaj të Tropojës
Mijëra banorë nga zona të ndryshme të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora. Situata është më problematike në Veri të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 3 metra. Mësohet se 9 persona kanë humbur që prej 10 ditësh kontaktet me të afërmit dhe familjarët e tyre, në zonën e thellë të Lekbibajt në Tropojë. Njoftimi është dhënë nga kryetari i Komunës së Nikaj-Mërtur, Gëzim Meshaj, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare. Ai ka kërkuar ndihmën e instancave shtetërore, për të dërguar një helikopter dhe për të parë nga afër situatën në këtë zonë të thellë. Sipas kreut të komunës, në fshatin Curraj të Epërme banojnë vetëm 9 personat e humbur. Ndërkohë, Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej personave të humbur ka kërkuar dje ndihmën e shtetit, për të mësuar mbi fatin e tyre. Reshjet e mëdha të dëborës në zonat e thella malore, përveçse problemeve në qarkullim, kanë dëmtuar disa shtëpi banimi në Kukës, Tropojë dhe Bulqizë. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe komunat e thella malore në Qarkun e Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.
MPPT: JA SITUATA NË ASKET RRUGORE
Rrethi Peshkopi
Rr.Ura e Topojanit – Peshkopi (qarkullimi me dy kalime me zinxhirë)
Rr.Maqellarë – Bllatë (qarkullimi pa zinxhirë)
Rr.Peshkopi-Muhur- Qafë Draj (Eshte hapur pjesa Muhurr - Zall Dardhe, po punohet per te hapur segmentin Zall Dardhe - Draj Rec)
Rrethi Bulqizë
Rr.Qafë Bualli - Ura e Topojanit (qarkullimi me dy kalime me zinxhirë)
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) – Steblevë (deri në Viçisht është hapur me një kalim me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar deri në Steblevë, po punohet me mjete të rënda me zinxhirë.)
Rr.Qafë Bualli - Krastë (qarkullimi me një kalim me zinxhirë.)
Rrethi Matit
Rr.Skuraj - Burrel - Qafë Bualli (Deri në Qafë të Buallit,qarkullimi me dy kalime pa zinxhirë. )
Rr.K/Rrugë Kombëtare – Ulëz (Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, pa probleme)
Rrethi Vlorë
Rr.Vlorë – Borsh (Në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme me zinxhirë)
Rr.Qafë Muzinë – Delvinë (qarkullimi me zinxhirë, në Qafë Muzinë)
Rrethi Korçë - Devoll
Rr.Maliq - Lozhan (qarkullimi me zinxhirë vetëm në 1 km e fundit)
Rr.K/Boboshticë – Dardhë (Vetem ne kilometrin e fundit kalohet me zinxhire)
Rr.Korçë – Voskopojë (deri në Gjenomadh qarkullimi pa zinxhirë, vetëm 3 km e fundit qarkullimi me zinxhirë.)
Rrethi Pogradecit (S'ka probleme)
Rrethi Kolonjë (S'ka probleme)
Rrethi Kukës (qarkullimi pjesërisht me zinxhirë)
Rr.Kukës(Kalimash) - Qafë Shllak (Deri në fshatin Vrish është hapur qarkullimi me zinxhirë me një kalim, po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak (kanë mbetur edhe 3 km për tu hapur).
Rr.Kukës - Krumë (qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.)
Rr.Kukës - Draj Reç (Peshkopi) (Eshte hapur nga Domaj deri në Ujëmishtpo punohet per hapjen drejt Draj Recit.)
Rr.Kukës - Shishtavec 31 Eshte hapur deri afër fshatit Shtrezë, po punohet per hapjen e rruges deri ne fund.
Rrethi Has
Rr.Krumë - Qafë Prush (qarkullimi pjesërisht me zinxhirë)
Rr.Kam – Krumë (qarkullimi pjesërisht me zinxhirë)
Rrethi Tropojë
Rr.B.Curri (Sopot) – Kam (i bllokuar, në Qafë Luzhë po punohet për hapjen e rrugës me vështirësi trashësia e borës deri në 3 m.)
Rr.B.Curri - Fierzë (është e hapur qarkullimi pjesërisht me zinxhirë. Po punohet për përmirësimin e situatës)
Rr.B.Curri - Sopot - Qafë Morinë (e kalueshme pjesërisht me zinxhirë)
Tuneli Kalimash-Kukës-dogan Morinë (e kalueshme ka dalë në asfalt, do të kërkohet nga Komisioni i Emergjencës për të lejuar kalimin e mjeteve të rënda)
Rrethi Shkodër
Rr.D/Laç - Koman (qarkullimi kryhet me dy kalime pjesërisht me zinxhirë.)
Rrethi Malësi e Madhe
Rr.K/Dedaj – Razëm (e kalueshme pa zinxhirë, vetëm në 1 km e fundit qarkullimi me zinxhirë.)
Rr.K/Koplik – Bogë (e kalueshme pa zinxhirë, vetëm në 4 km e fundit qarkullimi me zinxhirë.)
Rrethi Pukë
Rr.Q/Qelë – Pukë (Rruga e kalueshme me zinxhirë ( 80 % me dy kalime) Pukë - F.Arrëz - Qafë Mali (Pukë deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë, jane hapur 10 km ne drejtim te Qafes se Malit per te arritur deri ne fshatin Flat .)
Rr.Qafë Mali - Qafë Shllak (e bllokuar, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë. )
Rr. Qafë Mali – Fierzë (Rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.)
Rr.K/Hadroj - Q.Bene (E kalueshme me zinxhirë me dy kalime.)
Rrethi Lezhë (S'ka Probleme)
Rrethi Mirditë (S'ka probleme)
Rr.Rrëshen - Ura e Matit (s'ka probleme)
Rr.Rëshen - Qafë Benë (qarkullimi pjesërisht me zinxhirë )
Rr.Shpal - Ura e Repsit (qarkullimi pjesërisht me zinxhirë)
Rrethi Kurbin (S'ka probleme)
K/Milot - Hyrje Tuneli Thirrë, Milot - Rrëshen qarkullimi pa zinxhirë, Rrëshen - Kalimash pa zinxhirë.
(ma.ar/el.me/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vasili: Në sinkron me OBSH-në për masat e marra Pavarësisht reshjeve, Fierza bie me 4 metra Kapshticë, pala greke bllokon kalimin e kamionëve 523 forca të ushtrisë të angazhuara në operacionet e ndihmës Reshje bore edhe në qytetin e Fierit