Kur Mero Baze gënjen sërish dhe ngatërron me dashje kohërat dhe faktet e “Taiwan”-it

“Kapteri” Mero Baze, i cili me sa duket i ka bërë vetes një premtim, për të vjellë vrer sa të mundet, se kështu mendon se i shërben Edi Ramës, kjo edhe për nostalgji të kohës kur ndjehej “gjeneral”, ka marrë dhe po tund në mënyrë të përsëritur flamurin e shpifjeve.Për herë të fundit, shërbimin e fundit vjellë-vrer, e artikulonte dje, në kolonën e tij, të gazetës së tij, në palo-shkrimin e tij me titull “Përse duhet hetuar Sali Berisha për ‘Tajvanin’”Që në krye të shkrimit të tij, Mero Baze gënjen, kur duke aluduar pronësinë e “Taiwan”-it nga ana e PD-së, i referohet vitit 1997 dhe pretendon “shitjen pa lekë të pronave të PD, kryesisht në vitin 1997, në kohën e ndryshimit të pushtetit”. Gënjeshtra e Mero Bazes zhvlerësohet para artikulimit të tij, kur nga aktet noteriale të shitblerjes, mësohet se procedurat e shitjes (saktësisht privatizimit) të “Taiëan”-it, kishin filluar që në 11 janar 1995. Pas shitjes së lokalit “Taiëan” (ish-“Lulishte Rinia”, pa truallin), nga Ndërmarrja Tregtare e Ushqimit Social Nr. 3 Tiranë, shoqërisë “Alba-Games” e përfaqësuar nga administratori i saj Ilir Kruja, për vlerën prej 9 900 000 lekë (5 455 lekë/m2), në 30. 12. 1996, Dega e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit Tiranë, i shiti edhe truallin e lokali “Taiwan” (ish-Luishte “Rinia” prej 1815 m2, shoqërisë “Alba-Games” e përfaqësuar nga administratori i saj Ilir Kruja, për vlerën prej 2 904 000 lekë (1 600 lekë/m2).Pra kjo pronë ishte krejtësisht private që në fundin e vitit 1996.Në qoftë se do t’i rikthehemi “pretendimit” të Mero Bazes, për “shitjen pa lekë të pronave të PD, kryesisht në vitin 1997, në kohën e ndryshimit të pushtetit”, sërish edhe në analizë të akteve noteriale të shitblerjes, mësohet se ajo që për Mero Bazen është “shtije”, realisht është “blerje”.Dhe pikërisht, në datën 31. 12. 1996, Shoqëria “Alba-Games” e përfaqësuar nga Administratori i saj Ilir Kruja i shiti lokalin “Taiëan” (ish-“Lulishte Rinia”) si dhe truallin prej 1815 m2, shoqërisë “Egnatia” (jo “Shqiponja”), e përfaqësuar nga Presidenti i saj Ismail Mulleti, për vlerën prej 335 000 USD (184.5 USD/m2).Dukshëm, nisur edhe nga pohimet e Mitro çelës dy net më parë te emisioni i Mero Bazes, “Faktori Plus”, meraku i ish-“gjeneralit-kapter”, është se Ismail Mulleti, konsiderohet si “njeri i PD-së”. Por për kundër qarjes së hallit PD-së, se po shiste pronat e saj në vitin 1997, Ismail Mulleti vetëm më se tri vjet më vonë, saktësisht në datën 27. 09. 2000, ia shiti “pronën e PD-së” shtetasit grek Anasatsios Petropulos, megjithëse Mero Baze vetë “e kishte shitur” që në vitin 1997. Pastaj, ishte ky greku (jo “njeriu i PD-së”), që ia shiti “Taiëan”-in Besnik Sualjt në datën 06. 04. 2009, sipas aktit noterial të shit-blerjes me NR. 1250 Rep. dhe NR. 352 Kol, para noteres Myrvete Përmeti në Tiranë, bashkë me truallin prej 1815 m2, për vlerën prej 600 mijë USD (330.6 USD/m2). Edhe Mero baze vetë, nuk besoj se e beson se greku ishte “njeriu i njeriut të PD-së”, që po rishiste “pa lekë pronat e PD, kryesisht në vitin 1997, në kohën e ndryshimit të pushtetit”. Sepse edhe Mitro çela ia pohoi Mero Bazes, se greku “njeriu i njeriut të PD-së”, ia shiti (nuk ia fali) “Taiëani”-in Besnik Sualjt, për 1 250 000 dollarë (rreth 690 dollarë/m2)Kështu që pretendime te Mero Bazes, për “shitjen pa lekë të pronave të PD, kryesisht në vitin 1997, në kohën e ndryshimit të pushtetit”, më e pakta është pretendim i tipit të atillë “që kur harron s’mban mend” dhe më e shumta është pretendim i tipit “futja pordhës”.Pyetja është, “ç’është kjo ‘foby’ e Mero Bazes, për të shpifur dhe për të trilluar?”.Kjo sjellje, nuk është asgjë më shumë se një sjellje, e kurvës inatçore që “për inat të vjehrrës, fjeti me mullixhinë” .Por problemi këtu nuk është i Mero Bazes, tashmë.Problemi është i padronëve të tij të rinj, të cilëve përkundër shërbimit prej “kapteri” që ai ju ofron, vetëm pse ata e mbajnë afër nëpër tavolinat e tyre, rrezikojnë njëherazi që nesër, apo pasnesër, kur Mero Baze, për inat “të vjehrrës së radhës” të kërkojë “mullixhinë e radhës”, të jenë ata objekt, subjekt dhe viktima të fakteve të shtrembëruara të bisedave të sotshme me Mero Bazen, në vjellë-vrerin e tij të radhës, në kolonën e tij, të gazetës së tij......