E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive/Edi Rama ia shiti truallin e “Taiwan”-it Besnik Sulajt, më lirë se çmimi i 1996-s

Miku i kryebashkiakut të Tiranës, e bleu qendrën e Tiranës, më lirë se ç’kishte blerë lokalin dhe truallin ekzistues të ish-Lulishtes “Rinia”, 5 vjet më parëEdi Rama ia shiti truallin e shtesës pa leje të “Taiwan”-it, Besnik Sulajt në vitin 2005, disa herë më lirë, se sa, miku i tij biznesmen, kishte blerë (sipas çmimit të tregut”, lokalin dhe truallin ekzistues, të njohur si ish-Lulishte “Rinia”. Ndërsa në vitin 2005 Besnik Sulaj, sipas aktit noterial të shit-blerjes të datës 6 prill 2001, kishte blerë ish-Lulishten “Rinia (sot “Taiwan”), sipërfaqja e së cilës ishte 1815 m2 për 600 000 dollarë, rreth 331 dollarë/m2, pesë vjet më vonë, ai ishte me më shumë fat, kur Edi Rama ia shitit 1310 m2, të shtesës pa leje, për vetëm 15 720 000 lekë, çmim që nuk shkonte më shumë se 12 000 lekë/m2.Por sipas deklarimeve të bëra nga Mitro çela, dy net më parë nga studioja e emisionit “Faktori Plus” të gazetarit Mero Baze, se Besnik Sulaj e bleu lokalin dhe truallin ekzistues të ish-Lulishte “Rinia”, për 1250 000 dollarë, atëherë, çmimi që Besnik Sulaj ka paguar për metër katror ka qenë rreth 690 dollarë/m2, paçka se Edi Rama, ia shiti shumë më lirë.Në këtë transaksion, fshehja e vlerës reale, në të paktën gjysmën e saj, ngre edhe dyshime për evazion fiskal, me një dëm ekonomik të konsiderueshëm, i denjë për hetim nga Prokuroria.çmimi i diferencuar i shitjes së sipërfaqeve të trojeve në qendër të Tiranës, është aplikuar më se një herë nga Edi Rama. Disa ditë më parë, nga Sokol Olldashi, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, u denoncua shitja e sipërfaqes prej 1310 m2, Besnik Sualjt, për vetëm 97 euro/m2, ndërsa nga Edi Rama, pak muaj para ëksja shitje, ishte vlerësuar trualli i ish-hotel “Dajtit”, disa metër më larg “Tiaëan”-it, për 1500 euro/m2.çmimi i shitjes sipas tregut, i paguar nga Besnik SulajMiku i Edi Ramës, Besnik Sulaj u bë pronar i lokalit ekzistues ish-Lulishte “Rinia” (sot “Taiwan” dhe i sipërfaqes së tij prej 1815 m2, në 6 prill të vitit 2001. Sipas aktit noterial të shit-blerjes, të datës 06. 04. 2001 me NR. 1250 Rep. dhe NR. 352 Kol., para noteres Myrvete Përmet në Tiranë, Besnik Sulaj u bë pronari i lokalit dhe sipërfaqes ekzistues të “Taiwan”-it, për vlerën 600 000 mijë dollarë (rreth 331 dollarë/m2), pasuri që ju shit nga shtetasi grek, Anastasios Patropulos.Nga ana e tij, shtetasi grek, Anastasios Petropulos, vetëm më se 6 muaj më parë, pikërisht në 27 shtator të vitit 2009, ishte bërë pronar i kësaj pasurie. Sipas aktit noterial të shit-blerjes, të datës 27. 09. 2000 me NR. 1940 Rep. dhe NR. 602 Kol., para noteres Alida Stamo në Tiranë, shtetasi grekë Anastasios Petropulos u bë pronari i lokalit dhe sipërfaqes ekzistues të “Taiwan”-it, për vlerën 600 000 mijë dollarë (rreth 331 dollarë/m2), pasuri që ju shit nga shtetasi shqiptar Gëzim Mulleti.Në rast se do t’i besojmë, asaj që deklaroi Mitro çela, dy net më parë, nga studioja e emisionit “Faktori Plus” të gazetarit mero baze, se Besnik Sulaj e bleu lokalin dhe truallin ekzistues të ish-Lulishte “Rinia”, për 1250 000 dollarë, atëherë, çmimi që Besnik Sulaj ka paguar për metër katror ka qenë rreth 690 dollarë/m2, paçka se Edi Rama, ia shiti shumë më lirë. Në këtë transaksion, fshehja e vlerës reale, në të paktën gjysmën e saj, ngre edhe dyshime për evazion fiskal, me një dëm ekonomik të konsiderueshëm, i denjë për hetim nga Prokuroria.çmimi i shitjes nga Edi Rama i paguar nga Besnik SulajNdërsa edhe për më se 6 muaj, çmimi i shitjes në total dhe për metër katror, nuk ndryshoi, por edhe nuk zbriti nën nivelin e rreth 331 dollarë/m2, pas rreth 5 vjetësh, ky çmim, falë zemërgjerësisë së Edi Ramës, do të zbriste në 15 720 000 lekë, çmim që nuk shkonte më shumë se 12 000 lekë/m2, për pjesën e shtesës pa leje, që Besnik Sulaj kishte bërë, nën sytë e Edi Ramës dhe që shpresonte ta legalizonte.As më shumë dhe as më pak, Edi Rama, si kryetar i bashkisë së Tiranës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 17 shkurt të vitit 2005, kishte depozituar projekt-vendimin, sipas të cilit, propozohej çmimi i shitjes së 1310 m2 truall, të shtesës pa leje të “Taiëan”-it, Besnik Sulajt, me çmimin qesharak prej 12 000 lekë/2, në qendër të Tiranës.Pra, në kundërshtim, me ato copëza “debatesh” në një mbledhje të pretenduar të këshillit Bashkiak të Tiranës, ku Edi Rama shfaqet si “kundërshtari” i vetëm, i këtij çmimi, ky (Edi Rama) e kishte shprehur qëndrimin e tij “pro”, që kur me “propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i kërkohej Këshillit Bashkiak miratimi i shitjes së sipërfaqes 1310 m2, truall me çmimin prej 12 000 lekë/m2”, në qendër të Tiranës, shifër kjo disa herë më e vogël se çmimi që Bensik Sulaj, kishte blerë pjesën tjetër, ekzistuese, të “Taiëani”-t.Aplikimi i çmimit të diferencuar, për sipërfaqe trualli në qendër të Tiranës, kanë qenë edhe herë tjetër metodë e punës së Edi Ramës. Disa ditë më parë, Sokol Olldashi, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, denoncoi me dokumente e fakte se si Edi Rama, me një shkresë të datës 29. 10. 2004, me nr. 10156 prot., e firmosur nga Belinda Ikonomi, drejtore pranë Bashkisë së Tiranës, bënte të ditur se, çmimi i truallit që rrethon ish-hotel “Dajti” , i cili në vitin 2004 u fut në proces shitje, ishte vlerësuar nga Edi Rama, me çmimin e shitjes prej 1500 euro/m2. Ndërsa disa muaj më vonë, në shkurt të vitit 2005, e njëjta bashki dhe i njëjti kryebashkiak, Edi Rama, çmimi matanë rrugës, në lulishten e “Taiëani”-t e vlerësonte me 97 euro/m2, denoncoi Sokol Olldashit, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.Krahasimi i çmimit të tregut me çmimin abuziv të Edi Ramës27. 09. 2000Gëzim Ismail Mulleti, sipas aktit noterial të shit-blerjes, me NR. 1940 Rep. dhe NR. 602 Kol., para noteres Alida Stamo në Tiranë, i shiti lokalin “Taiëan” (ish-“Lulishte Rinia”” si dhe truallin prej 1815 m2, shtetasit grek Anasatsios Petro Petropulos, për vlerën prej 600 mijë USD (330.6 USD/m2).06. 04. 2001shtetasit grek Anasatsios Petro Petropulos, sipas aktit noterial të shit-blerjes me NR. 1250 Rep. dhe NR. 352 Kol; para noteres Myrvete Përmeti në Tiranë, i shiti lokalin “Taiëan” (ish-“Lulishte Rinia”” si dhe truallin prej 1815 m2, shtetasit Besnik Sulo Sulaj, për vlerën prej 600 mijë USD (330.6 USD/m2).10. 03. 2005Bashkia e Tiranës, sipas propozimit të datës 17. 02. 2005, të Edi Ramës dhe vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i shiti truallin e shtesës pa leje të “Taiëan” (ish-Lulishte “Rinia” prej 1310 m2, shtetasit Besnik Sulo Sulaj, për vlerën prej 15 720 000 lekë (12 000 lekë/m2)....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›