Arrestimet, një epokë që është vetëm në fillim

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka konfirmuar dje se operacioni i ndalimit të zyrtarëve të lartë ishte kryer pas hetimit në parametrat më të lartë të strukturave përkatëse, një aksion që pritet të pasohet nga të tjera investigime të së njëjtës cilësiTIRANë- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha paralajmëron shtrirje të gjërë të operacioneve kundër korrupsionit në administratën e lartë shtetërore. Zyrtarët e arrestuar kishin të paktën katër vjet që ushtronin funksionet publike në Ministrinë e Brendshme dhe janë anëtarë të shumë tenderave me karakter të njëjtë, të cilat do të jenë pjesë e verifikimit të prokurorëve të Tiranës, që kanë marrë në dorë këtë çështje. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha u shpreh se arrestimet kanë qenë në kohën e duhur, pas një hetimi të gjatë nëpërmjet metodave të specializuara çka nënkupton pergjimet ndaj tyre. “Ky operacion është i koordinuar, ashtu si çdo operacion tjetër vepron në parametrat më të lartë të veprimtarisë së strukturave përkatëse”, u shpreh Basha.Ndërsa përsa i përket arrestimeve të reja të pritshme të paralajmëruara nga Prokuroria e Tiranës, duke komentuar politikisht arrestimin e zyrtareve të Ministrisë së Brendshme, Basha u përgjigj se jo vetëm në Ministrinë e Brendshme do të ketë arrestime, por edhe në pjesë të tjera të administratës në kuadër të luftës antikorrupsion.Tre zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe tre pronarë firmash përfitues të tenderit për blerjen e uniformave të policisë dhe veshmbathjeve të tjera u arrestuan të hënën në mesdite. Hetimi përfshin përgjimin e bisedave mes tyre dhe përfaqësuesve të firmave private, Prokuroria e Tiranës, gjatë hetimeve të saj mendon se në skandalin e tenderit të uniformave në Ministrinë e Brendshme janë të përfshirë edhe persona të tjerë.Sipas burimeve të kësaj prokurorie thuhet se gjatë përgjimeve disa mujore rezultoi se kishte elementë të veprës penale vetëm për gjashtë të arrestuarit e parë në lidhje me skandalin, por të përfshirë në afera korruptive ka edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen hetime intensive....