E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kuvend do të jenë prezentë të dy portretet, edhe Nishani, edhe Ismail Qemali

18-09-2013 / Gazeta 55

Kryeparlamentari Meta sqaron nismën e qeverisë “Rama”

Ndryshe nga çfarë u vendos në mbledhjen e parë të qeverisë Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta do të vazhdojë ta mbajë në zyrën e tij fotografinë e presidentit. Së bashku me të, do të jetë edhe fotografia e Ismail Qemalit. Në një prononcim për mediat, pas takimit të me ambasadorin italian Gaianim, kryetari i Kuvendit Meta theksoi se, “ne duhet të orientohemi drejt figurave më përbashkuese, të cilat e forcojnë unitetin kombëtar. Sa i takon kësaj çështjeje, kjo nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim, por për të qenë më konkret me pyetjen tuaj, unë nuk mund ta heq portretin e Presidentit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë. Por, do ta vendosim javës tjetër dhe portretin e Presidentit të Republikës në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson Presidenti në Kushtetutë, ashtu sikurse do të vendosim kudo portretin e Ismail Qemalit themeluesit të shtetit tonë”.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›